Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Partia Demokratike ka kërkuar transparencë në lidhje me situatën e Covid në qytetin e Vlorës.
Zyrtarisht kërkohet që të ketë informacion të qartë dhe pa propagandë për gjendjen në qytetin bregdetar.
Sipas PD-së, kështu i shërbehet edhe biznesit, me qartësi dhe të dhëna pa filtër propagande
Reagimi i PD-së
Partia Demokratike ne Vlore kerkon informacion te qarte dhe pa propagande ne lidhje me situaten e Covid 19. Në respekt të qytetarëve të Vlorës e me përgjegjësinë e përfaqësimit të tyre, shkurt, bëjmë me dije se: Partia Demokratike Vlorë, mbështet plotësisht punën e trupës mjekësore të Spitalit Rajonal.
Vlerësojmë përkushtimin e seriozitetin e tyre të padyshimtë, humanizmin e burrave e grave që kanë barrën fisnike të mbrojtjes e shërbimit për jetën e qytetarëve! Por, ka nevojë për qartësi! Në çdo drejtim, qartësia, informacioni, të dhënat mbi çfarë ndodh janë themelore në këto rrethana kur shëndeti, jeta dhe puna e secilit cenohet.
Kështu i shërbehet edhe biznesit, me qartësi dhe të dhëna pa filtër propagande. Këtu fitojmë e humbasim të gjithë bashkë, ndaj t’i lëmë mënjanë marrëzitë me diversantë e sabotatorë të qëllimshëm. Qartësia publike institucionale është detyrim me të cilin nuk bëhet politikë, e as mund të fshihet pas politikës.
/shqip
