Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

“Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27 vjeçarit Aleksander Sadikaj, është degjuar forte duke tronditur dhe vilat me luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…“, shkruan gazetari.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka dyshime se autorët e shpërthimit që deri tani dyshohet të jetë me telekomandë, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij në një karburant që ndodhet shumë pranë rrethrrotullimit.

Detaje nga e shkuara e viktimës:

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re