Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40, në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së.

Nga ky shpërthim nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm dëme material.

Report Tv raporton se në cepin anësor të hotelit “Victoria” që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia ende nuk ka autorë të dyshuar, por është vënë në kërkim të automjetit, të cilit i kanë identifikuar targën.

Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel “Victoria”-n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re