Virozat dhe gripi janë përhapur ndjeshëm në të gjithë vendin duke bërë që qendrat shëndetësore dhe spitalet të jenë të mbushur me qytetarë që marrin mjekim.

Në Krujë, dhe pse viti i ri ka patur një rritjet numrit të të prekurve, në krahasim me vitet e tjera, numri ka një rënie, dhe kryesisht ka prekur  fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe kopshtet thotë mjeku i urgjencës Durim Herri për News24.

“Më tepër raste tek fëmijët e vegjël në kopshte. Janë me bark e të vjella me terapi ditore, por ka edhe raste që janë shtruar.”

Pjesa më e madhe e pacientëve e kalojnë gripin pa komplikacione, ndërsa më të rrezikuar mbeten mosha e tretë, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kardiovaskulare dhe ata me sëmundje pulmonare.

Ndërsa raste me Covid-19 nuk janë regjistruar pasi të gjithë testet e bëra kanë rezultuar negative.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re