Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica García njoftoi sot se përdorimi i maskës mbrojtëse në spitale dhe objekte të tjera shëndetësore do të bëhet i detyrueshëm në të gjithë vendin nga sot, pasi vendi përballet me një shpërthim të infeksioneve të gripit dhe Covid-19.

“Ajo që duhet të bëjmë është të mbrojmë njerëzit e rrezikuar” ministrja spanjolle para gazetarëve. Ministria e Shëndetësisë ka mandatuar përdorimin e maskave në spitale dhe qendra shëndetësore dhe rekomandon përdorimin e maskave në klinika private, farmaci dhe objekte të tjera mjekësore si zyrat dentare.

Disa rajone spanjolle javën e kaluar kishin urdhëruar pacientët, vizitorët dhe stafin e spitalit të mbanin maska. Po ashtu qeveria qendrore propozoi dy ditë më parë shtrirjen e masës në mbarë vendin.

Kujtojmë se përdorimi i maskave në transportin publik në Spanjë ishte i detyrueshëm deri në shkurt të vitit 2023, ndërsa në objektet shëndetësore dhe farmacitë deri në korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re