Shtohen rastet e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Sipas informacioneve paraprake deri më tani janë regjistruar 14 raste të infektuarish.

Tetë raste në Krujë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në qytetin e Krujës në 24 orët e fundit. Mësohet se ata kanë rezultuar pozitivë nga 34 teste të kryera në total.

Të infektuarit janë kontakte të personave që kanë rezultuar pozitivë më herët. Në Durrës janë bërë 13 tamponë, mes të cilëve 2 kanë rezultuar pozitivë. Të infektuarit në Durrës janë vatra të reja infeksioni, një në Rrushbull dhe një tjetër është konfirmuar në Arapaj.

Më herët u raportuan për 4 raste të reja në Gjirokastër, ndërkohë pritet konfirmimi i Ministrisë për shifrën e rasteve të reja me Covid 19 në vendin tonë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re