Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të zhvillojë një mbledhje urgjente të qeverisë.

 

Kjo pasi në Paris prej ditësh kanë shpërthyer protestat. Shkak është bërë vrasja e një adoleshenti, 17 vjeçar i cili u vra nga forcat e policisë pasi nuk iu bind urdhrave të tyre për të ndaluar.

 

Kjo shkaktoi zemërimin e qytetarëve francezë të cilët prej tre ditësh kanë zhvilluar protesta të dhunshme duke sulmuar institucione apo gjithçka rreth qytetit.

 

Qeveria franceze e ka konsideruar të pafalshëm veprimin e policisë ndërsa efektivi që qëlloi për vdekje adoleshentin ka kërkuar falje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re