Skip to content

Shpërthimi i rasteve me Covid, Manastirliu bën apelin e fortë për qytetarët

Situata në vendin tonë është mjaft shqetësuese për shkak të rritjes së frikshëm të të infektuarve me koronavirus.

Kjo ka bërë që autoritetet të apelojnë për kujdes maksimal. Ditën e sotme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të mbrohen nga Covid-19, pasi duke respektuar masat mund të ndalet përhapja e këtij virusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan: “Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta.

#Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim COVID19”.

/shqip