GJKKO ka liruar nga qelia Leonard Gjinin, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet në kapanonin ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë rreth tre javë më parë ku mbetën të vrarë dy persona, babë e bir.

Gjithashtu GJKKO la në fuqi pezullimin nga detyra për pesë zyrtarët e bashkisë dhe të IMT-së.

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Prokuroria e Posaçme ccoi sot në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Bëhet fjalë për shpërthimin në kapanonin e Lushnjes, ku humbën jetën babë e bir që po punonin me vinç e u plagosën 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re