Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se për shpërthimin në magazinën në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, deputeti që ka në pronësi magazinën, nuk do të shpëtojë pa përgjegjësi penale.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Imeraj u shpreh se në të tilla raste, policia ka për detyre dhe të drejtë të kryejë hetime me iniciative.

“Në rangun moral normalisht që mban përgjegjësi. Me aq sa duket nga dokumentacioni nuk besoj se do shpëtojë pa përgjegjësi në rangun formal dhe penal”, u shpreh Imeraj.

Eni Vasili: Do ishte vënë në pranga deputeti Çela?

Elisabeta Imeraj: Ne nuk mund të gjykojmë çfarë do kishte ndodhur nëse ky nuk do ishte deputet. Duke parë rrethanat e ngjarjes në përgjithësi, në cdo ngjarje që ndodh policia ka për detyre dhe të drejtë të kryejë hetime me iniciative. Edhe në rastin konkret, policia ka kryer ato veprime hetimore të cilat brenda kuadratit të iniciativës së vet ka mundësi ti kryejë. Për të përcaktuar individualizimin e autorit, apo autorëve të veprës penale do të duhen edhe veprime të tjera. Ka patur raste kur ngjarja është shoqëruar me arrest të menjëhershëm, ka patur edhe raste kur ngjarja është shoqëruar me një arrest më të mëvonshëm, sepse ndoshta është e paqartë se kush është personi që ka marrë lejen e ndërtimit. Në rastin konkret kemi dy viktima, kemi disa të plagosur, i plagosur vetë është edhe deputeti. Në rangun moral normalisht që mban përgjegjësi. Me aq sa duket nga dokumentacioni nuk besoj se do shpëtojë pa përgjegjësi në rangun formal dhe penal.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re