Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ri ekspertim për shkaqet e ngjarjes së rëndë në Lushnjë, ku pas një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën babë e bir, ndërsa mes 7 të plagosurve ishte pronari i kapanonit ku ndodhi shpërthimi, deputeti socialist Bujar Çela, mbeti i lënduar.

Riekspertimi, sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala do të bëhet për të parë nëse ka patur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 1 mars 2024, teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.

Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ndërroi jetë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re