Skip to content

Shpërthimi me tritol në banesë ku vdiq aksidentalisht fqinji 26-vjeçar, ngjarja i kalon SPAK nën hetim pas akuzave të motrave Nikolli se atentati u porosit nga Nuredin Dumani

nuredin dumani alda nikolli giovanna nikolli2

Atentati me tritol në banesën në Elbasan ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Giovanna Nikolli po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Çështja i ka kaluar në komentencë SPAK pas akuzave të motrave Nikolli se pas shpërthimit me tritol, ku për pasojë vdiq aksidentalisht fqinji 26-vjeçar Enea Themollari, është porositur nga vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut, por ende nuk është zbardhur. Fqinji 26-vjeçar, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi, u shtrua në Spitalin e Traumës me dëmtime të rënda në kokë, por nuk mundi të mbijetojë duke u ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm (4 Tetor).

Ngjarja i ka kaluar SPAK, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Policia ka kryer pas ngjarjes veprimet e para hetimore dhe të gjitha materialet e provat e administruara i kanë kaluar SPAK.

LEXONI EDHE: “Je k*rvë! Nuredin Dumani nëse ke b*le…”- Vdekja e fqinjit 26-vjeçar pas shpërthimit me tritol në banesë! Si nisi përplasja mes dy motrave Nikolli dhe vrasësit me pagesë

“”