Një shpërthim tritoli i regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Katund i të Ri në Durrës.

Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të 54-vjeçarit, Hysen Gashi, efektiv i forcave “Shqiponja” për 30 vjet. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, vëllai i Hysen Gashit ngre pretendimin se sulmi me eksploziv mund të jetë për shkak të detyrës.

“Këtu s’ka pas njeri tek shtëpia fare. Hyseni ka qenë në punë, është polic prej 30 vitesh me shqiponjat kurse gruaja ka qenë tek vajza e vet në Rushbull. Kjo punë ka ndodhur në 22:20, Hyseni ka qenë duke ardhur nga puna. Kur ka dalë komshiu nga presioni i shpërthimit i ka hapur dyert e mbyllura me çelës. Unë e pyeta Hysenin vëllain sot në mëngjes dhe i thashë a ke ngatërresë me ndonjë në polici. Më tha që jemi polic dhe për shkak të detyrës mund të ketë ndodhur”, tha vëllai i Hysen Gashit.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re