Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, në banesën  e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur tek porta e oborrit të banesës, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re