Skip to content

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë / Dyshohet se lënda plasëse u vendos nga vetë Ylli Zalla, policia u njoftua nga…

1786871482 mqdefault

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, në banesën e shtetasit Ylli Zalla, ku përveç dëmeve në godinë u dogj edhe një automjet.

Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës vonë, por uniformat blu janë njoftuar vetëm ditën e sotme në paradite. Thirrja në polici është bërë nga bashkëshortja e Ylli Zallës, e cila ndodhej në Itali.

Në vendngjarje nuk ka pasur të vendosura kamera sigurie, çka ka bërë që momenti i vendosjes së tritolit dhe shpërthimi të mos jetë filmuar nga asnjë pajisje vëzhguese.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po hulumtohet është dyshimi se lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë shtetasi Ylli Zalla.

Megjithatë, hetimet po vijojnë në të gjitha drejtimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe për të vërtetuar origjinën e këtij shpërthimi.