Shpërthimi me tritol në kryeqytet/ “Në shënjestër” garazhi i Elvis Kosovës, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

Detaje të reja pas shpërthimit të fuqishëm rreth orës 03:50 në rrugën “Peti” zbulojnë se në shënjestër ka qenë garazhi i Elvis Kosovës, 39 vjeç.

Si pasojë e eksplozivit të vendosur në portën hyrëse, u dëmtuan disa automjete, por nuk pati të lënduar.

Kosova është një emër jo i panjohur për autoritetet pasi ka precedent penal të mëparshëm pasi në gusht 2024 u arrestua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë 200 mijë euro, së bashku me një shtetas turk.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes apo konflikteve të mëparshme të Kosovës. Janë sekuestruar pamjet filmike dhe grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve.