Një sasi tritoli i është vënë restorantit “Odeon2” që ndodhet në Radhimë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Burime bëjnë me dije se ambienti në fjalë ishte marrë me qera pak kohë më parë, nga një person nga Elbasani, ndërkohë që shpërthimi i kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm e ka shkatërruar pothuajse plotësisht biznesin.

Mësohet se pronari i lokalit është shtetasi Gjik Novruzi, ndërsa personi që e kishte marrë me qera Sadrit Shabani.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe autorët, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re