Një shpërthim me tritol ka tronditur Fushë-Krujën pak pas mesnatës së djeshme. Mësohet se banesa në të cilën është vënë tritoli është në pronësi të shtetasit Edmond Hidri.
Si pasojë e sëhpërthimit me tritol është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës së shtetasit, famtirësisht pa shkaktuar dëme të tjera.
Deri më tani, nuk ka asnjë autor të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të vënë në pranga përgjegjësit e kësaj ngjarje.
Njoftimi zyrtar i policisë
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
…
/faxweb
