Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar lidhur me shpërthimin në shtëpinë e tij, mbrëmjen e sotme.

 

Para mediave, Duka u shpreh se ka qenë një person me kapuç të zi i cili ka vendour lëndën plasëse pranë banesës. AI tha se në banesë ndodhej bashkëshortja e tij dhe djali.

 

“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta”, tha Duka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re