Banorët e Porto Romanos u zgjuan të tronditur mëngjesin e sotëm, si pasojë e një shpërthimi në depozitat e gazit, që gjenden shumë pranë banesave të tyre, e madje rrezikojnë edhe jetë. Banorët shprehen se kjo nuk është hera e parë që ndodh shpërthimi, por çështjet janë mbyllur për shkak të korrupsionit.

Ata shprehen se për situatën e tyre duhet një zgjidhje e qendrueshme, dhe në rast se shteti nuk garanton sigurinë e këtyre depozitave, atëherë të bëjë të mundur strehimin e tyre në një zonë tjetër.

Qytetarët shprehen se si pasojë e lëshimit të gazrave, në tokat e tyre që ndodhen pranë depozitave nuk kultivohet asnjë perime apo bimë të tjera.

“Shpërthimi ndodhi herët në mëngjes, nuk është hera e parë. Ndodh njëherë, valvula shpërtheu 200 metra, i bëj thirrje kryeministrit që të marrë masa sa më parë. Janë 10 mijë banorë që rrezikohen, depozitat e gazit janë vendosur pas ndërtimit të shtëpive tona. Njëherë në 4-5 muaj kjo punë është këtu, unë e kam shtëpinë vetëm 40 metra larg nga depozita, e kemi bërë problem shumë herë, dhe nuk i heqin”, shprehet një prej qytetarëve.

“Ne akohemi ata hedhin thesin me lekë, kjo që na ka ndodhur është katastrofë, kanë ardhur dhe kanë bërë çfarë iu ka dashur qejfi. Është korrupsioni, nuk ka shtet, ja ku e kam shtëpinë 100 metra larg, jam i shqetësuar”, tha një tjetër banor në mikrofonin e Fax News.

Një tjetër qytetar shprehet se gjatë ditës së sotme, kur bënë denoncimin për shpërthimin, policia i ka shpërfillur.

“U larguam të gjithë, burra, gra shtatzënë, fëmijë, polici vjen dhe thotë çfarë keni që ankoheni”.

E rëndë në Durrës, shpërthen në flakë depozita e gazit, evakuohen banorët

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re