Një vajzë pesëvjeçare, e cila kishte shkuar në dyqan për t’i blerë nënës së saj një tortë ditëlindjeje, besohet të jetë mes viktimave së bashku me babain e saj.

Mes viktimave dyshohet të jetë gjithashtu edhe një nënë me një fëmijë të mitur.

 

Numri i personave që mbetën të vdekur nga shpërthimin në një pikë karburanti në Irlandë, dyshohet të jetë 10.

 

Shpërthimi ndodhi në një fshat të vogël me rreth 400 banorë në Co Donegal në veri të republikës irlandeze rreth 30 milje nga kufiri me MB-në.

 

Fillimisht u raportua për tre viktima por me kalimin e orëve më shumë trupa u gjetën brenda ambjenteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re