Ekspertet e policisë së Lushnjës ka dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

Ndërkohë që shkak i shpërthimit është bërë bombola e gazit, e cila përdorej për prerjen e profileve të hekurit. Nga shpërthimi në magazinën e Lushnjës, humbi jetën, drejtuesi i viçit, Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon Hoxha, si dhe u plagosen 8 persona të tjerë.

(LEXO DOSJEN E PLOTE)
Shpërthimi me dy viktima dhe shtatë të plagosur në Lushnje, zbardhet dosja hetimore! Magazina në pronësi të deputetit Bujar Çela

“Janë administruar leja e ndërtimit Nr.200 date 19.09.2023  Bashkisë Lushnje, dhëne Z, Bujar Çela , me objekt 1 kate për tregtim dhe magazine, me sipërfaqe ndërtimi 1080 m2.
Është administruar kopjo e Proceseverbalit Nr204 date 02.03.2024 e IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se ka kryer punime ne shkelje te lejes.
Është administruar kopjo e Proceseverbalit Nr.106 per prishjen e objektit e kundraligjshem date 02.03.2024 e IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se ka kryer punime ne shkelje te lejes. Kontrate Nr.rep 356  kol 227 date 19.01.2024 , me investitor Bujar Çela dhe supervizore Benjamin Tushe.

Kontrate Nr.rep7816 kol4415 date 27.11.2023 , me sipërmarrës Gjini Construksion dhe pronar Bujar Çela. Ektarkt historik  Gjini Construksion. Akt kontrolli nga IMTV  Bashkia Lushnje, date 02.03.2024. Kopjo te programit te inspektimit për muajit shkurt dhe mars 2024 nga inspektorati i punës.

Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombolat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”, theksohet në raportin e policisë.

Në dokumentin zyrtar theksohet ndër të tjera se objekti që po ndërtohej në Lushnje, ishte në shkelje të afatit, pasi leja e miratuar nga Bashkia e Lushnjës ishte një vjeçare. Ndërkohë që ndaj deputetit të PS-së, Bujar Çela, por edhe përgjegjësve të punimeve pritet të ngrihen tre akuza nga Policia e Fierit.

“Nisur nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.

Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal.

U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.Penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal”, theksohen dokumentin e prokurorisë së Fierit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re