Skip to content

Shpërthimi në Parlamentin turk, kryeministri Rama dënon ashpër sulmin terrorist: Akt i neveritshëm frikacakë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Parlamentin turk në Ankara, ku deri më tani raportohet për 4 të vdekur, dy prej të cilëve oficerë policie.

Në një reagim në platformën “X”, Rama shkruan se “sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër”.

Më tej, kryeministri shkruan se ky sulm, sipas tij, “duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”.

Reagimi i Ramës

Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

 

“”