Disa persona janë shoqëruar nga policia në Sarandë si persona që mund të kenë dijeni tritolin e vendosur në hotelin “Bizanti”. Burimet për ABC Neës, thanë se edhe sasia e tritolit të vendosur të ketë qenë e madhe. Dyshohet se ndaj hotelit u vendosën rreth 20-30 kg tritol.

Si pasojë e shpërthimit hoteli u shemb i gjithë në tokë, ndërsa dëme të konsiderueshme materiale kanë pësuar edhe ndërtesat përreth. Shpërthimi me tritol u regjistrua orët e para të mëngjesit në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 të qytetit, në pronësi të Spiro Çabirit.

Hoteli “Bizanti” që u hodh në erë në Sarandë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Burime për Abc News njoftojnë se këta dy të fundit rezultojnë në QKB si bashkëpronarë të hotelit dhe me administratore Miranda Çabiri.

Siç njofton policia, prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dykatësh dhe picerinë, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në bizneset dhe banesat përreth.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re