Kryetari i shoqatës Vatra e Shqiptarëve në Stamboll Bora Zukali, ka folur për shpërthimin që ndodhi ditën e djeshme në Turqi, në të cilin humbën jetën 6 persona dhe 53 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Në një lidhje live për emisionin 7pa5 me Alma Çelaj, Zukali tha se akti i rëndë tërrorist, ndodhi në një nga zonat më të kontrolluara dhe më me shumë siguri, ku ka kamera të shumta, policë që patrullojnë dhe forca policie private.

 

Zukali tha se viktimë e atentatit ka mbetur një vajzë 3 vjeç me babin, një tjetër 15 vjeç me nënën dhe një çift i ri që sapo ishin martuar.

 

“Ajo zonë, kur u bë terrorizmi, 6 të vdekur dhe të plagosur me një bombë, lëndoi të gjithë popullin. Zona është shumë e sigurt, me kamera dhe policë.

 

Nuk ka shqiptar të lënduar, vetëm se të gjithë njerëzit janë vëllezërit tonë. Siç ka thënë edhe Kemal Ataturku, paqe në shtëpi paqe në botë.

 

Disa vite më parë u bë edhe një akt tjetër terrorist. Terrorizmi nuk ndalet. 6 viktima, njëra 3 vjeç me babin, një vajzë 15 vjeç me nënën, një ccift të rinjsh të sapo martuar.

 

Fëmijës 3 vjeç edhe karroca i kishte mbetur në rrugë”, tha Zukali.

 

Ai shtoi më tej se aktet e terrorizmit, nuk do të arrijnë dot të dëmtojnë turizmin në Stamboll.

 

“Terrorizmit nuk do i japin shanse të dëmtojë turizmin. Jo vetëm me turizëm, por Stambolli është një vend me popullsi të madhe. Brenda ditës, në këtë vend bëhen 8 milion veta”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re