Skip to content

Shpërthimi në Ukrainë, nxehet përsëri tensioni me Rusinë

Në shpërthimin në Ukrainë humbi jetën lideri përkrahës i Rusisë, Alexander Zakharchenko.

Shpërthimi ndodhi në një lokal në rajonin Donetsk, që ndodhet nën kontrollin e separatistëve.

Shpërthimi në rajonin, që u bë shkak për krizën ndaj Rusisë dhe Ukrainës, shkaktoi vdekjen e liderit separatist Alexander Zakharchenko.

Sipas përcaktimeve të para në shpërthim pati edhe një të plagosur.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë pretendohet se pas shpërthimit qëndron Ukraina.

“Me vrasjen e Zakharchenko-s udhëheqja e Kievit ka vendosur të hyjë në një përleshje të përgjakshme” bëhet e ditur në deklaratë.

Zëdhënësja e Shërbimit Informativ të Ukrainës, Yelena Gitlyanskaya tha se “Deklaratat që mund të dëgjoni nga Rusia janë të gjitha të pavërteta”.