Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Të paktën tre persona u vranë në shpërthimin në urën Kerç herët të shtunën, sipas Komitetit Hetues të Rusisë.

 

Në një deklaratë në kanalin e tij Telegram, Komiteti tha: “Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e incidentit. Dyshohet se këta janë pasagjerët e një makine që ndodhej pranë kamionit të hedhur në erë. Aktualisht, trupat e dy viktimave janë marrë tashmë nga uji, një burri dhe një gruaje, identitetet e tyre janë duke u përcaktuar.”

 

Komiteti gjithashtu zgjeroi deklaratën e tij të mëparshme ku njoftoi se një kamion që ecte përgjatë urës ishte hedhur në erë, raporton CNN.

 

“Hetuesit e Komitetit Hetimor Rus përcaktuan edhe të dhënat e kamionit dhe pronarit të tij. Ky është banor i Krasnodarit, në vendbanimin e tij janë nisur veprimet hetimore. Rruga e lëvizjes së mjetit dhe dokumentacioni përkatës janë duke u studiuar”, përfundon deklarata.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë