Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Vlorë.

 

Ngjarja e ndodhur në lagjen “Isa Boletini:, ku një sasi lënde eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronësi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati.

 

Policia bën me dije se 43 vjeçari Çela, I cili ka një pikë servisi në këtë qytet, ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge, duke kryer edhe burg.

 

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

 

Ndërkohë forcat blu të Vlorës, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re