Një shpërthim me lëndë plasëse të llojit “C4” ka ndodhur në qytetin e Fierit ku sipas njoftimit zyrtar të policisë në banesën e vendosur nuk ka pasur persona që po jetonin aty aktualisht.

Lënda plasëse është vendosur në katin e katërt të pallatit dhe shpërthimi ka alarmuar banorët të cilët kanë dalë të gjithë menjëherë jashtë banesave.

Sipas burimeve të Fax News, bëhet me dije se pronari i shtëpisë ku është vendosur lënda plasëse është shtetasi Asqeri Hyskaj i cili jeton jashtë vendit prej më shumë se 10 vitesh. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje. Por deri më tani policia ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e identitetit të autorëve.

Njoftimi i Plotë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re