Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, kur një ditë më parë gati sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.

 

Në pranga ka rënë Miklovan Sollaku, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.

 

Policia dhe prokuroria janë në pritje të daljes së ekspertizës për të përcaktuar të plota shkaqet që çuan në shpërthim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re