Dalin detaje të reja nga shpërthimi me tritol që ndodhi në lokalin ‘Odeon 2’ në Radhimë të Vlorës, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Mësohet se në ambientet e lokalit, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi kanë qenë duke fjetur 4 punonjës, që fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.

Një prej pronarëve të lokalit, Sidrit Shabani, është kunati i Florenc Çapjes, emër i njohur për policinë në Elbasan.

Shabani po ashtu ka punuar si Dixhej në lokalin e fisit Çapja në Elbasan.

Burime tregojnë se sasia plasëse është vendosur në tualetin e lokalit, dhe më pas shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, duke shkatërruar xhamat e biznesit në Radhimë të Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re