Skip to content

Shpërthimi te karburanti “Eida” në Brryl, policia njoftim zyrtar: 3 punonjësit e dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën

Screenshot 20260909 073208 WhatsApp

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.