Ky është momenti kur forcat speciale turke vënë në pranga autoren e dyshuar të sulmit terrorist në Taksim të Stambollit.

 

Sulmi i djeshëm me çantë-bombë la të vdekur 8 persona, ndërsa 81 të tjerë u plagosën.

 

Autoritetet turke njoftuan se gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën armë dhe municione artizanale.

 

Sipas tyre, autorja e dyshuar është me origjinë siriane dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi se ishte trajnuar nga rebelët kurdë, ndërsa numri total i të arrestuarve ka arritur në 46 persona.

 

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu reagoi ashpër pas sulmit. Ai tha se Turqia nuk i pranon ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe nëse terroristët nuk do arrestoheshin ato do ishin arratisur në Greqi.

 

SULEYMAN SOYLU

MINISTRI I BRENDSHËM TURK

Ne nuk i pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. I refuzojmë ato. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur. Urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës erdhi nga veriu i Sirisë, ku PKK ka selinë e saj. Ne do të hakmerremi kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist.

 

Në mediat turke janë publikuar pamjet e momentit të të dyshuarës, e cila qëndronte në rrugën Taksim për rreth 40 minuta, më pas ajo largohet me shpejtësi dhe pak minuta më pas ndodh shpërthimi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re