Skip to content

Shpërthimi tragjik në Tetovë, pamje ngjethëse nga vendngjarja, viktimat nxirrën nga spitali të mbuluar më çarçafë të bardhë (VIDEO)

Vërtet tragjike ka qenë ngjarja që ka shkaktuar të paktën 20 viktima mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku flakët përfshinë një spital me pacientë të infektuar me Covid-19.

Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, viktimat e shkrumbuara nga flakët, trupat e të cilëve ishin mbuluar me një çarçaf të bardhë ndërsa nxirreshin jashtë godinës.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, flakët që kapluan sonte Spitalin Covid në Tetovë kanë marrë mbi 20 viktima dhe shumë të plagosur.

Ndërkohë, është djegur gati tërësisht pjesa e Spitalit ku kanë qenë të shtrirë pacientë me Covid, por duket se viktima ka edhe në mesin e personelit mjekësor.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb