Skip to content

Shpëtim Idrizi: Rama e ka mendjen e sëmurë, ka frikë se po e mora unë ministrinë e Arsimit fëmijët do mësojnë për Çamërinë

Shpëtim Idrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi sot nga Elbasani atë dhe aleatët e opozitës.

Kreu i PDIU-së shkruan ndër të tjera se Rama do të mbahet mend si kryeministri që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e historisë.

“Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.

Ja çfarë mund të ndodhë:”, shkruan Idrizi.