Analisti Shpëtim Nazarko ka analizuar situatën në Partinë Demokratike.

Nazarko u shpreh se Basha ka arritur të mbajë goditjen e parë të Berishës dhe tashmë po e amortizon atë pjesë pjesë.

Lidhur me Berishën, Nazarko deklaroi në abc se tashmë ai është duke u amortizuar në goditje.

“Basha ka arritur të mbajë goditjen e parë. Në një plan duke dëgjuar zotin Neritan besoj qe jam dakord që partia duhet të kishte lëvizje. PD ka operuar me taktikë.

Berisha ka qenë strateg i dobët dhe takticien i klasit të parë. Edhe partitë kryesore këtu, edhe ministrat që kanë një copë letër në dorë nga partitë hiqen si udhëheqës. Janë një kopje e shëmtuar e një origjinali të dikurshëm. Këtë edhe ta bënte Berisha nuk të çon diku.

Nuk mund të imponojmë lëvizje të mëdha që tundin shoqërinë. Është një pikë e vdekur për shoqërinë. Ajo që dëgjova nga Basha është ajo që folëm përpara. Basha arriti ta mbajë goditjen e parë te Berishës dhe tenton ta amortizojë pjesë-pjesë.  Në total unë besoj që impakti duhet parë me kohë. Tani mendoj që Berisha është duke u amortizuar në goditje”, deklaroi Nazarko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re