Për gazetarin Shpëtim Nazarko, rrugëzgjidhja e vetme e Ilir Metës është të japë dorëheqjen.

Kjo është e vetmja rrugë, pasi ai ka konsumuar të gjitha hapat e tjerë.

“Presidenti, megjithëse Shqipëria është Republikë parlamentare, me anë të letrave të mbyllura mund t’i drejtohej njerëzve të komisioneve përkatëse.

Pastaj mund t’i thërriste në ambjente të mbyllura.

Dhe në momentin që nuk e dëgjonin, siç thotë ai, arma e fundit që i mbetet atij është një mesazh Parlamentit me çështjet e qarta.

Në momentin që atë nuk e dëgjon as Parlamenti, ai ka vetëm një rrugë.

Pasi konsumon këto hapa pa zhurmë dhe e imponon Parlamentin që të dëgjojë mesazhin e presidentit, sepse janë të detyruar ta lexojnë, nëse nuk e lexojnë, ka vetëm një rrugë. Jep dorëheqjen”, thotë Nazarko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re