Autoritetet spanjolle bënë të ditur se anijet e shpëtimit kanë shpëtuar rreth 500 migrantë të cilët tentuan që nga Afrika të arrijnë në Evrope duke kaluar Detin Mesdhe.
Francisco Bernabe, përfaqësues spanjoll në rajonin e Murcia-s tha se 461 migrantë të shtunën arritën në portin jugor të Cartagena-s, pasi gjatë disa orëve të fundit janë nxjerrë nga 44 varka. Pretendohet se varkat janë nisur nga Algjeria.
Nëpunësit e Kryqit të Kuq arritën në port për të ndihmuar migrantët.
Edhe 40 migrantë janë gjetur në dy varka në kalimin e Gjibraltarit.
Bernabe këtë fluks migrantësh e quajti “të koordinuar dhe të papranueshëm në kufijtë spanjollë”, shkruan aa.
Dhjetëra mijëra migrantë për çdo vit tentojnë të kalojnë Detin Mesdhe, mijëra prej tyre janë fundosur në det duke tentuar që të kalojnë me mjete të improvizuara lundrimi. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re