Një gomone me 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni janë shpëtuar në brigjet turke, falë bashkepunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.

Pjesë e këtij operacioni të suksesshëm ka qenë edhe efektivët shqiptarë të anijes “Butrinti”.

Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.

Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”!

52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rezik në brigjet turke, falë bashkepunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.

Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve. 

Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sacrifices”, thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re