Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri.

 

Bëhet me dije se janë shpëtuar nga kampi i ferrit 4 gra dhe 9 fëmijë të cilët i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije në Tëitter, një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar

 

“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re