Një 24 vjeçar është shpëtuar pasi kishte mbetur i bllokuar prej 9 orësh, në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë në Shkodër.

 

I riu Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm.

 

Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës.

 

Ka qenë ndërhyrja e Shtabit të Emergjencave Civile, fillimisht me një helicopter por për shkak të terrenit të thyer e ka pasur të pamundur është bërë ndërhyrje nga toka.  është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet.

 

Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet. Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re