Shqiptari nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Fidan Bejta do të nderohet,  pasi ka shpëtuar 20 fëmijë nga një sulm me thikë. Shqiptari nga Kosova i ka shpëtuar fëmijët nga një grua e cila i përndoqi në një shesh lojërash duke tentuar që t’i godasë ata.

 

Mediat suedeze shkruajnë se ai e ndaloi gruan me thikë duke rrezikuar jetën e tij, por duke iu shpëtuar jetën 20 fëmijëve që po luanin në këtë kënd lojërash. Ai mori një mesazh edhe nga ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimoviç.

 

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është ajo që secili do të guxonte të bënte . Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”.

 

Ndër të tjera në media thuhet se shqiptari e kishte idhull Zlatan dhe u emocionua në momentin kur mori mesazhin prej tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re