Federata Shqiptare e Futbollit është njohur ditën e sotme me vendimin e Komisionit të Apelit për Licensimin e Klubeve për ti dhënë licensën Erzenit dhe Elbasanit.

Ky komision, pasi mori në shqyrtim kërkesat e të dy klubeve të cilat kërkonin rrëzimin e vendimin të Komisionit të Licensive të shkallës së parë që kishte refuzuar licensat për të garuar në Kategorinë e Parë për sezonin 2020-2021, vendosi ti japë licensën skuadrave pasi është verifikuar se të dy klubet kanë plotësuar të gjitha kriteret e licensimit.

Skema e Kategorisë së Parë do të jetë e pandryshuar edhe në sezonin 2020-2021, me 18 skuadrat pjesëmarrëse që do të ndahen nga Grupet A dhe B.

Shorti për edicionin e ri do të hidhet ditën e premte, datë 9 Tetor 2020, ora 11:00, në ambientet e Air Albania Stadium.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re