Gazetari kosovar, Berat Buzhala, i cili u infektua me Covid-19, po ashtu humbi babain nga koronavirusi, ka bërë apel në rrjetet sociale, që secili tani “të luftojë për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes”.

Duke iu referuar neglizhencës së qytetarëve, Buzhala thotë se “organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim”.

POSTIMI I PLOTE

Ma çoi dikush nje video prej nje dasme mbrame. Nje dalldisje e cmendur. As D’ja prej distances sociale. Ne anen tjeter ne QKUK dhe ne pikat tjera shendetesore nuk ka me shtreter te lire ne dhoma. Pacientet po shtrihen dhe trajtohen ne korridore. Komunikimi shtet qytetare nuk po funksionon.

Organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare.

Per kete arsye tash secili duhet te luftoje per te shpetuar koken e vet dhe te familjes. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim.

Së di pse i mbyllem kishat e xhamiat. Bile ndoshta dikush ish lute .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re