Dhimbjet e shpeshta të kokës të cilat nuk kalojnë për një kohë të gjatë janë makthi më i madh, veçanërisht për femrat. Sipas një lajmi të publikuar në revistën “Reader’s Digest”, ekzistojnë mënyra natyrale të parandalimit të dhimbjes së kokës.

Shmangia e konsumimit të disa ushqimeve, një gjumë i mirë, masazhi i këmbëve janë disa mënyra të thjeshta me anë të të cilave mund të kontrolloni dhimbjen e kokës.

Por, ju mund ta pushoni dhimbjen e kokës me një përbërës të vetëm, të cilin deri më sot e keni hedhur në kosh: lëkura e bananes, shkruan frekuenca. Merrni një lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi fytyrë, më saktë në zonën e ballit dhe trekëndësisht që krijohet mes vetullave. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta dhe do të vini re menjëherë ndryshimin.

Bananet përmbajnë sasi të lartë kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A etj, si dhe antiinflamatorë me veprim të menjëhershëm që pasi përthithen nga lëkura lehtësojnë çdo lloj dhimbjeje.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re