Shefi ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në “Uznovë”.

Gjatë prononcimit për “Fax Neës”, Merko thotë se shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore.

“Fillimisht zjarri filloi në bllokun me ullishte rrezikoheshin 6 banesa, shërbimi zjarrfikës mbrojti shtëpitë por janë duke u djegur ullinjtë e kësaj zone. Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte me shkurre dhe ferra. Tereni është tepër i vështirë, çdo gjë behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, tha Artan Merko./faxweb

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re