Presidenti iranian Masoud Pezheskian i shpëtoi vdekjes për pak gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas një raporti.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi dje, të shtunën, se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan një kompleks ndërtesash të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare Iraniane më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta.
Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, sipas Fars.
Furnizimi me energji elektrike u ndërpre pas sulmit, sipas raportit të Fars. Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre, përfshirë Pezheskian, u plagosën në këmbë.
Në një intervistë me prezantuesin televiziv amerikan Tucker Carlson rreth një javë më parë, Pezheskian do përmendte tentatin ndaj tij, duke folur për një rrjedhje të mundshme informacioni nga agjencitë e inteligjencës për shkak të saktësisë së sulmit.
Ka pasur spekulime për infiltrimin e një agjenti, raportoi Fars, e cila kritikoi mediat perëndimore për injorimin e një “akti flagrant të terrorizmit shtetëror”, ndërsa dënoi vendimet fetare nga udhëheqësit iranianë kundër figurave të tilla si presidenti Trump dhe kryeministri izraelit Netanyahu. /tesheshi.com/
