Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar kreun e PD, Sali Berisha pas sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Mbretëria e Bashkuar.

 

Me anë të një reagimi në Tëitter, Spiropali e quan Berishën ‘Nona e Shpifjes’ e intrigave e më të zezave të 30 viteve të fundit.

 

 

“Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të shpifjeve e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp!”- shkruan ministrja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re