Ka ardhur dhe ndëshkimi i parë ligjor për shpifjen. Gjykata e Tiranës dënoi këshilltarin bashkiak të PD, Akil Kraja, për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas verdiktit të gjykatës, PD-ja i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha pas vendimit se ka vendosur që këtë shumë do t’jua dhurojë nxënësve të shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz për t’u pajisur me kompiutera, duke shënuar dhe rastin e parë që një vendim gjykate për shpifje shkon direkt në “Fondin e Edukimit”.

Ka reaguar ashpër kreu demokrat Basha, duke thënë se “as Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkruan Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re