Kur shpikjet nuk paguhen shumë krijues kanë bërë revolucion me shpikjet e tyre të cilat pothuajse të gjithë i përdorin kudo në botë, por ka disa prej atyre shpikjeve nuk sollën fitim krijuesve të tyre, për disa arsye.

Disa ia kopjuan modelin e krijmeve duke ndryshuar modelin origjinal, disa të tjera nuk u regjistruan si shpikje e disa të tjerë menduan se nuk ishte mjaftueshëm e rëndësishme ajo shpikje sa për ta regjistruar zyrtarisht.

Trevor Baylis, shpikësi i radios së erës

Trevor Baylis, krijuesi i radios së eres përmes shpikjes së tij bëri të mundur që njerëzit në Botën e Tretë, pa qasje në energji elektrike ose bateri, të dëgjojnë transmetime të drejtpërdrejta. Por shpikja e tij e rrallë e cila u shit me miliona, nuk ishte fitimprurese për Braylis i cili në vitin 2013 deklaroi se ishte totalisht i falimentuar dhe pa asnjë të ardhur.

Pavarësisht suksesit të radios së erës, gjithashtu edhe disa produkte të tjera pasuese të krijuara prej tij, si një elektrik me bateri apo një karikues për celular, nuk sollën fitim të madh për të.

Për shkak të një mashtrimi nga ana e kompanisë së përfshirë në biznes, të cilët ndryshuan modelin origjinal dhe përvetësuan, bënë që Baylis të humbiste kontrollin në të drejtat mbi produktin e tij.

Daisuke Inoue – makineria e karaokes

Daisuke Inoue, një biznesmen Japonez dhe me raste edhe baterist, shpiku makinën karaoke pasi një klient i kërkoi atij ta shoqëronte në një udhëtim pune ku Inoue do të luante në bateri për të shoqëruar kënget e tij. Megjithatë, Inoue nuk mund të merrte pjesë dhe në vend të kësaj i dha klientit një kasetë me muzikë instrumentale të regjistruar për të zëvendësuar mungesën e tij.

Kjo nxiti një ide për të ndërtuar një makinë të pajisur me mikrofon dhe amplifikator për të luajtur muzikë të regjistruar në kaseta.

Makineri të tilla u pritën mjaft mirë dhe u bënë pjesë e bareve dhe lokaleve të ndryshme, por duke qenë se Inoue nuk e kishte patentuar shpikjen e tij, dështoi edhe mundësia për të fituar para prej saj.

Ron Klein –karta e kreditit me shirit magnetik

Në vitin 1960 inxhinieri Ron Klein, shpiku shiritin magnetik në kartën e kreditit, pasi kuptoi se dyqaneve u duhej të merreshin me listën e blerësve gjë që ishte e komplikuar dhe harxhim kohe.

Në vitet 1960, dyqanet thjesht do të mbanin një listë të gjatë të konsumatorëve me numra llogarie negative ose “të këqija” që u referoheshin gjatë çdo kontrolli krediti.

Kështu Klein erdhi me idene e përdorimit të teknologjisë së ngjashme me atë që përdoret në registruesit e kasetave me shirit, për të krijuar shirita të lexueshëm në kartat e kreditit gjithashtu. Risia e Klein-it nënkuptonte që të gjitha numrat e llogarive negative të futeshin në një sistem të kujtesës. Edhe pse ishte një risi, Klein pohon se kurrë nuk bëri shumë para nga krijimi i tij.

John Walker – shkrepësja

Në vitin 1826, një kimist nga Stockton në Tees rastësisht zbuloi se një shkop i veshur me kimikate do të ndizej kur të kalonte nëpër një vatër nxehtësie. Ky do te ishte fillimi i shkrepëses që ndizet përmes fërkimit, të cilat i shiti përmes farmacisë së tij. Shkrepsja ishte e bërë nga kartoni dhe shitej me një copë letre zmerile të palosshme. Edhe pse i këshilluar më parë për të siguruar shpikjen e tij, pra që shpikja të mbante emrin e tij, Walker nuk e konsideroi krijimin e tij mjaftueshem të rëndësishëm dhe zgjodhi mos ta bënte një gjë të tillë. Si pasojë e kësaj , Samuel Jones në vitin 1829 kopjoi idenë e tij dhe hodhi në treg shkrepsen e quajtur “Lucifer”e cila ishte më pas gjerësisht e shitur.

Tim Berners-Lee – internet në mbarë botën

Inxhinieri dhe shkencëtari kompjuterik Tim Berners-Lee, i cili shpiku World Wide Web në vitin 1990, potencialisht mund të ishte bërë aq i pasur dhe i fuqishëm sa edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Por në vend të kësaj ai zgjodhi të mos e patentonte krijimin e tij, pasi ishte i vendosur që duhet të ishte i lirë të përdorej nga të gjithë.

Në një intervistë të zhvilluar në vitin 2018, ai tha se tenton të mos qëndrojë në atë që mund të kishte bërë me miliarda paund nëse njerëzit do të ishin të përgatitur të paguanin në këmbim të shërbimit të ofruar, duke preferuar ti përkushtohej dhënies së mësimit në akademi dhe duke u fokusuar tek puna me studentët hulumtues./21Media

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re